PD paralajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve me Kuvendin, Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 30 shtator në orën 12:30, është anuluar. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vendosur shtyrjen e kësaj mbledhje të parashikuar për ditën e hënë, në një moment tjetër.

Vendimi erdhi pak orë pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi njoftoi se pas arrestimit të Salianjit do të ngrinin marrëdhëniet institucionale me Kuvendin.

Grupi i PD-së duke respektuar qëndrimin personal të Salianjit, ka vendosur që nga ky moment me burgosjen e deputetëve të opozitës nuk ka për të patur asnjë marrëdhënie normale institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Mbështet thirrjen e Kryesisë për përshkallëzimin e aksionit politik”, tha Bardhi.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,

Bazuar në Urdhërin nr. 66, datë 27.9.2024 të Kryetares së Kuvendit,
Ju bëj me dije
anullimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve
të përcaktuar për tu zhvilluar ditën e hënë datë 30 shtator 2024, ora 12.30, kjo mbledhje do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.