Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se nuk do të anulohet votimi nga jashtë vendit.
Deklarata u bë gjatë një konference për gazetarët duke ju përgjigjur edhe kërkesës së Partisë Demokratike, e cila i kërkon të mos certifikohej votimi i diasporës dhe njëkohësisht të bëhej auditi i votimit nga jashtë vendit. Ndërkohë Celibashi e konisdeoi si nje proces model votimin e Diasporës dhe shtoi se nuk ka fletë votimi të shtuara apo të trafikuara, siç mund të pretendohet. Kryekomisioneri tha se votimi nga jashtë është një proces i pakthyeshëm.
“Administrimi i këtij procesi nga KQZ është model. Duke thënë këtë, nuk dekurajoj askënd dhe respektoj të drejtën e gjithkujt për të kontestuar dhe për të prezantuar çfarë mbështet pretendimet e subjektit. Kemi të gjithë dokumentacionin që konfirmon atë që thamë, ky proces është zhvilluar model. Jap garanci që standardi e integriteti është i plotë. Jemi të gatshëm t’i japim përgjigje çdo lloj pyetjeje.
Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar”- u shpreh Celibashi.