PD depoziton në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Bajram Begajt: Presidenti ka kryer 7 shkelje Kushtetuese

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj, të cilin e akuzon se ka kryer 7 shkelje Kushtetuese.

Një prej shkeljeve sipas PD është edhe dekretimi i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, në një kohë kur Erion Veliaj e kishte ankimuar vendimin për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu PD e akuzon Begajn për uzurpimin e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për ndërhyrjen në kompetencat e pushtetit vendor.

“Presidenti ka konsumuar 7 shkelje Kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit, janë dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Ka ndërhyrë në mënyrë brutale tek kompetencat e pushtetit vendor. Në 35 vite demokraci, është zhveshur gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës Bajram Begaj në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetutës. Ai ka futur në ngërç kushtetues, zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion të zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin. Ka shfaqur anësi dhe duke lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit. Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.”, tha Bardhi.