Protestave kundër ndërtimin në Zvërnec u janë bashkuar edhe personazhe te njohur, si dhe influncerë, të cilët janë sulmuar edhe nga kryeministri Edi Rama.
Një ndër to është edhe Rizarta Hoxha, një përsonazh i njohur i rrjeteve sociale, që mesa duket po sulmohet për pjesëmarrjen e saj në protestë.
Këtë të martë, Rizarta ka denoncuar se kanë tentuar të futen në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka publikuar foto se si po tentojnë ti hakerojnë adresën e saj.
Rizarta është mes mijëra protestuesve që kundërshton resortin në Zvërnec, por edhe për shkak të problemeve të tjera që ka vendi.

