Megi Fino, zv.Ministrja në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, është zgjedhur kryetarja e re e Këshillit të Bashkisë së Tiranës.
Ajo ka zëvendësuar në këtë detyrë Romina Kukon, e cila u zgjodh deputete nga Partia Socialiste në qarkun e Korçës.
Megi Fino është vajza e ish-kryeministrit të ndjerë Bashkim Fino, teksa detyrën e zv.ministres e mban prej Qershorit të vitit 2021.
Ndërkohë, pasi nuk arriti të zgjidhej deputet, duket se pak më shumë se 1900 votat personale i siguruan Endrit Braimllarit postin e zv.kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ky emërim i tij shihet si një shpërblim nga kryeministri Rama, që tashmë ka marrë në dorë edhe Bashkinë e Tiranës nëpërmjet kryetares së komanduar, Anuela Ristanit.
Braimllari u largua nga Partia e Lirisë pas mosmarrëveshjeve me Ilir Metën, teksa ky i fundit e ka akuzuar shpesh si tradhtar dhe të shitur te Edi Rama.