Pas Ilir Metës, masë sigurie edhe për Monika Kryemadhin

Pas kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mësohet se GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për Monika Kryemadhin. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “detyrim paraqitje” ndaj deputetes së Partisë së Lirisë.

Ndërkohë ende nuk dihen arsyet e arrestimit të Ilir Metës, i cili u vu në pranga te “Kthesa e Kamzës”, ndërsa kishte njoftuar edhe një konferencë për mediat. Burime për mediat bëjnë dije se arrestimi i Ilir Metës vjen pas hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.

Pritet një njoftim zyrtar nga ana e SPAK në lidhje me akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.