Policia Kufitare në Vlorë gjatë kontrollit të makinave që kanë mbërritur nga Italia ditën e sotme kanë gjetur në një furgon një sasi eurosh të pa deklaruara.
Dhe sipas policisë kufitare të Vlorës në furgonin tip Mercedes Benz tip Vito janë gjetur të fshehura 55 mijë euro.
Policia është duke marrë në pyetje drejtuesin e furgonit si dhe burimin e eurove që ishin të fshehura.