Të paktën 260 trupa do të gjendeshin më vonë në vendin e festivalit, sipas shërbimit izraelit të shpëtimit Zaka. Disa pjesëmarrës u morën peng, të parë në videot e mediave sociale duke u sekuestruar nga rrëmbyesit e tyre të armatosur.
Raketat e lëshuara nga luftëtarët e Hamasit drejt Izraelit, që nga orët e para të mëngjesit të së shtunës, arritën edhe në zonën ku po zhvillohej Festivali i Muzikës Nova. Sipas një zëdhënësi të organizatës rabinike Zaka, në zonë janë gjetur 260 trupa, por kërkimet ende nuk kanë përfunduar. “Ishte një masakër, nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time”, tha një mjek izraelit i urgjencës, Yaniv, cituar nga BBC.
Disa video tregojnë sulmin e Hamasit, në agimin e së shtunës, të shtënat dhe arratisjen e disa të rinjve që po iknin të tmerruar në mes të shkretëtirës.