Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e disa shteteve dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Bashkimit Evropian, Holandës, Austrisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Zvicrës, si dhe kreun e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR-it, Lamberto Zanier.
Takimi që vjen pak ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit është zhvilluar në ambientet e ambasadës së Francës në vendin tonë.
Burime për mediat bëjnë me dije se diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të pandikuara nga elementë kriminalë.
Mëoshet se diplomatët riafirmuan mbështetjen e tyre për institucionet shqiptare dhe shprehën pritshmëritë që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare.