ORARET/ Greva e sindikatave doganore në Greqi, mbyllen për 48 orë pikat kufitare

Greva dy ditore e sindikatës doganore të Greqisë do të sjellë mbylljen për 48 orë të të gjitha pikave kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Në pikat kufitare nuk do të lejohet asnjë hyrje apo dalje, përveç rasteve të emergjencave, ndërkohë që do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe. Por hyrjet dhe daljet do të vijojnë të mbeten të bllokuara për automjetet e tonazheve të rënda, autobusët dhe taksitë.

“Të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Kakavijë, Tri Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë, të përdorin pikat e tjera të kalimit për në shtetin grek. Me qëllim moskrijimin e konfuzionit në këto pika kalimi, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që janë të interesuar për të lëvizur në drejtim të Greqisë, që të ndjekin udhëzimet e Policisë”, bëhet me dije në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në Kapshticë, oraret e punës do të jenë (me orën greke):

Data 02/04/2024
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
22:00-23:00

Data: 03/04/2024
02:00-03:00
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00.