Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me operacionin “Ura”, në kuadër të të cilit u godit grupi kriminal me bazë në Durrës.
Mediat kanë publikuar përgjime, që prokuroria ka listuar në dosjen voluminoze në ngarim të personav të dyshuar.
Konkretisht del në pah përfshirja e Altin Morinës që mbante një post të rëndësishëm në radhet e Policisë së Shtetit, ku i kërkohet të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore, për të dëmtuar një armë zjarri.
Arma në fjalë iu gjet në vitin 2020 Edmond Çekiçit në qytetin e Durrësit.
Sipas dosjes, në daten 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin i PINIT DFEFF, i paidentifikuar, i cili kërkon të kontaktonte me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa te njohur që i përkisnin Policisë, për të ndërhyrë apo falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, ekspertim që do të kryhej në laboratorin balistik në Tirane “….. laborator në Tr…”; ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do t’i shkruante ” Altin-it” dhe do t’i bënte të ditur sa më shpejt:
Përgjimet e publikuara në dosje:
DFEF3F – “O shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ..o… me ja prish gilponen … te laboratori ne tr..”
SPNNS9 – “Kur e kan nalu sot…”
DFEF3F – “po vlla sot….”
SPNNS9 – “Ja i shkr sa tpergj…”
DFEF3F – “ok shok….”
Gjithashtu, në një bisedë tjetër në Sky ECC, përdoruesit diskutojnë mundësinë për të ndërhyrë përmes kontakteve në polici, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale për Çekiçin:
Kodi – “0 shokkot me pyt …A kemi naj nji me rregullu atje tr kur tkapin me arm…Kan kap i shok a mun ti regullojm pun e giilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet goka …Sot … E kan kap…”
Kodi2 – “kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter … po po e marr… vesh kush eshte robi…”
Kodi – “Mond Cekici..”
Kodi2 – “ne tiran e kan kap apo durres …”
Kodi – “Ktu ne dr…”
Kodi2 – “ok.”
Edmond Çekiçi ose Koçi u ekzekutua me breshëri automatiku në 2021 vetëm pak momente pasi ai doli nga banesa e tij.
Pak pas ngjarjes, policia gjeti edhe një mjet tip Benz duke u djegur në Sukth, i cili dyshohet se i përkiste autorëve të ngjarjes së rëndë.
Edmond Çekiçi është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai njihet si ish-anëtar i të ashtuquajturës banda e Lul Berishës.