“O President, ku je?” Begaj kyç gojën për skandalin e vrasjes në Pogradec

Prej disa ditësh opinioni publik në Shqipëri është tronditur nga vrasja e një 42 vjeçari në Pogradec, ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale dhe viktima si i dehur.

Zbulimi i së vërtetës mori përmasa të mëdha, teksa pati reagime dhe përplasje nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Korccës, si dhe kryeministri Rama. U fajësua media për dezinformim mbi motivet e mundshme të vrasjes, ndërsa dolën edhe detaje të tjera ku një nga inspektorët që raportoi ngjarjen fillimisht është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.

E ndërsa media e rrjetet sociale gëlojnë nga komentet dhe dyshimet për ngjarjen e rëndë, asnjë reagim nuk ka patur deri tani nga Presidenti Bajram Begaj, i cili reagimet e fundit në profilet e tij i ka për medaljet e sportistëve në Lojërat Olimpike 2024.

Kreu i Shtetit Shqiptar me sa duket nuk ka gjetur kohën për të mbajtur qëndrimin e tij, rreth një ccështjeje që vë në dyshim funksionin e autoriteteve ligjzbatuese, të cilat ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.

Presidenti i Republikës në Shqipëri ka një rol mbikëqyrës dhe nuk ka autoritetin e drejtpërdrejtë për të ndërhyrë në hetime penale, por ka mundësinë të përdorë ndikimin e tij për të kërkuar transparencë dhe drejtësi. Ai gjithashtu mund të përdorë autoritetin e tij për të ndihmuar në ngritjen e vetëdijes publike dhe për të nxitur veprime nga institucionet përkatëse.

Por ndoshta kjo ngjarje nuk vlerësohet si mjaftueshëm e rëndësishme për të patur vëmendjen e Presidentit Begaj, edhe pse ka shkaktuar zemërimin, pikëllimin dhe revoltën e popullit të tij.