Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një polic bashkiak është dhunuar barbarisht mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar.
Sipas informacioneve paraprake, polici Bruno Jazaj polici është dhunuar për shkak të një gjobe që i ka vendosur shoferit të një mjeti furgon dhe që operon linjën e fshatit.
Në dëshminë e tij për mediat, Jazaj ka theksuar se eshtë qëlluar për shkak të detyrës.
Sipas tij, dy personat janë e dhunuan janë baba e bir, Kristi dhe Todi Sota nga fshati Bestrovë.
“Ata u shoqëruan dhe u lënë të lirë . Kjo më ka indinjuar më shumë”, u shpreh efektivi i rrugores.
“Sapo mbylla punën dhe shkova për të larë makinën në lavazh. Sa zbrita nga makina shikoj një djalë që e njihja më përpara, më thotë nga larg ‘o gangster që vendos gjoba’. I thashë: ‘Çfarë ke se sa kam mbyllur punën jam i lodhur, isha me uniformë veshur’. Më tha ‘Mos i vendos më gjoba njerëzve’. I drejtova ‘Po bëj punën e shtetit’. Më tha ‘Lëre punën e shtetit, do të bësh çfarë të them unë, se nuk e ke idenë çfarë të bëj’. ‘Çfarë do të bësh ti?”, mu përgjigj: “Do të filloj sharjet nga familja’. Në momentin që i thashë ‘Ato mbaji për vete’ u drejtua për të më qëlluar, normalisht ngrita duart për tu mbrojtur. Shkoi tek makina e tij për të marrë një levë, ndërsa unë u futa në mjetin tim, mora sallën operative në telefon, i njoftova që po më dhunojnë dhe po më bëjnë presion për shkak të detyrës.
Salla mu përgjigj menjëherë dhe nisi patrullën. Në atë moment ai ishte jashtë dhe po në gërvishte makinën me sende të forta, me levë, po tentonte të thyente xhamin. Erdhi një person tjetër pas 3-4 minuta, i cili zuri edhe rrugën e daljes së makinës me mjeti. Ishte babai i tij, djali rreth të 30-tave, babai tek të 50-tat. I njihja, mendova mqs erdhi babai, hapa derën e makinës, siguresën dhe dola për t’i folur. Sa nxora këmbën jashtë i thashë të atit ‘foli djali, se edhe njihemi’. ‘Lëre djalin tim’ dhe më qëlloi direkt kishte një palë çelësa”, tha ai.