Numërohen mbi 50% e qendrave të votimit/ PS mijëra vota para PD, partia Mundësia e treta në Tiranë

Kur janë numëruar 2848 Qendra Votimi nga 5225 që janë në total në shkallë vendi, Partia Socialiste kryeson me 389541 vota ose 52.78 %.

Kurse Partia Demokratike deri tani ka siguruar 250342 vota ose 33.92 %. Në vend të tretë renditet Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 28220 ose 3.82 %.

Më tej vjen Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 25323 ose 3.43 % dhe Partia Mundësia me 20610 ose 2.79%. Por, këtu ka një vecori tjetër. Partia Mundësia në qarkun e Tiranës del forcë e tretë me 9256 vota, ose 4.93%

Ky projeksion, i përkthyer në mandate në rang kombëtar ka këtë rezultat:

-PS 83 mandate

-PD-ASHM 51 mandate

-PSD 3 mandate

-Lëvizja Bashkë 1 mandat

-Partia Mundësia 1 mandat.

-Shqipëria Bëhet 1 mandat