Si votuan shqiptarët jashtë vendit? Numërohen mbi 38 mijë zarfe, ja kush kryeson deri tani

Në Parkun Olimpik po vijon pa ndërprerë numërimi i votave të diasporës. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tani janë numëruar 38806 zarfe nga 194.889 në total.

Partia Socialiste kryeson votën e Diasporës, me 21305 vota, e ndjekur nga PD me 10951. Partia Mundësia 1176 vota, Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ numëron 3161 vota, Lëvizja ‘Bashkë’ 934 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 361 vota.