Vijon procesi i numërimit në të gjithë vendin teksa dy ditë më parë qytetarët shqiptarë votuan për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.
Deri tani janë numëruar 4904 kuti nga 5225 në të gjithë vendin dhe Partia Socialiste kryeson me 52.14 % të votave, duke e çuar këtë forcë politike drejt mandatit të katërt qeverisës.
PS ka siguruar deri tani mbi 706,246 vota, e përkthyer në 82 deputetë. Ndërkohë koalicioni PD-ASHM ka rreth 464 mijë vota në të gjithë vendin dhe 14 mandate në Parlament.
“Nisma-Shqipëria Bëhet” ka marrë 45549 vota në rang vendi dhe një mandat në Kuvend. Më pas vjen PSD me 45,974 vota dhe partia Mundësia me 39,865 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,966 vota.
SHIFRAT:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 706,246 vota – 52.2%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 464,619 vota – 34.3%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 49,058 vota – 3.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 45,974 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 39,865 vota – 2.9%
Lëvizja Bashkë – 19,091 vota – 1.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17,904 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,239 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,708 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,966 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 945 vota – 0.1%