Shqipëria do të përballet me Kilin mbrëmjen e sotme, në një ndeshje miqësore që do të luhet në stadiumin e Parma-s në Itali.
Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur 11 lojtarët që do të startojnë në sfidën e sotme, ku bie në sy mungesa e Armando Brojës, i cili deri dje ishte parashikuar titullar.
Në portë do të luajë Thomas Strakosha, në mungesë të Etrit Berishës, i cili e langrumbullimin si pasojë e një dëmtimi.
Qendra e mbrojtjes do të formohet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj, ndërsa nga krahët janë Mario Mitaj në të majtë dhe Elseid Hysaj në të djathtë.
Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani do të kenë në këmbët e tyre “çelësat” e qendrës së mesfushës, ndërsa në krahë do të jenë Taulant Seferi dhe Jasir Asani.
Nedim Bajrami do të jetë në rolin e fantazistit, për t’i shërbyer sulmuesit të rikthyer në Kombëtare, Rei Manajt.
Sfida do të fillojë në orën 20:45, ndërkohë që të hënën Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore, ndaj Suedisë në Stokholm.