Seanca e pajtimit mes kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe kreut të Arkivës, Ardit Bidos, nuk ka shkuar siç duhet.
Në seancën e zhvilluar në gjykatën penale, Fredi Beleri nuk ka pranuar të pajtohet me Bidon, të cilin e ka paditur për shpifje për shkak të deklaratave të këtij të fundit se Beleri ka qenë i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe se ai është pjesë e ultra nacionalistëve grekë.
Beleri, i cili është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale korrupsion në zgjedhje, ka qenë i pranishëm në seancë. Ardit Bido tha se ishte i gatshëm të pajtohej, por vijoi t’i qëndrojë deklaratave të tij, të cilat janë bazuar te studiuesit dhe shkencetarët grekë.