Regjistrat fizikë për hedhjen e notave dhe mungesave nuk do të përdoren më në shkolla, por do të zëvendësohen me një regjistër online.
Mësuesit do t’i shënojnë fillimisht në ditar notat dhe mungesat, për t’i hedhur në fund të ditës në SMIP.al, regjistrin online të krijuar nga Ministria e Arsimit.
Çdo prind do të ketë aksesin e tij të personalizuar, për të parë në kohë reale notat dhe mungesat e fëmijës së tij. Në këtë mënyrë, synohet të afrohen më shumë prindërit me shkollën.