“Njohuri të larta operacionale dhe trajnime ushtarake”, arrestohet shqiptari në Spanjë, sekuestrohen 1.7 tonë kokainë

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi autoritetet spanjolle kanë goditur një grup që trafikonte lëndë narkotike.

Në Portin e Valencias janë kapur 1.7 tonë kokainë, e fshehur në kontenierë me fruta deti të ardhur nga Ekuadori. Droga ishte future në vrimat e hapura në frigoriferin e kontenierëve dhe në dyshemenë false të këtyre kontenierëve.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari kishte shkuar në Spanjë për të mbikëqyrur operacionin, teksa theksohet se ai ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale.