Njohja e targave RKS, Von Cramon: Hap drejt realitetit të njohjes “de facto” të Kosovës nga Serbia

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës dhe  Serbisë që t’i largojnë letrat ngjitëse në targat e veturave.

Ajo shkruan se heqja e etiketavenga automjetet me targa të Serbisë dhe njohja e targave RKS nga Serbia, është një hap përpara realitetit ku Serbia e njeh de facto Kosovën.

‘’Nuk ka më ngjitëse në targa kur udhëtoni nga Kosova për në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte projektuar si masë e përkohshme është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqen e prosperitetin në rajon”, ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.