Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ky nuk është rasti i parë që Memolla pyetet nga prokurorët e SPAK, pasi edhe disa muaj më parë ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve në lidhje me dyshimet për punësime fiktive në bashki. Sipas prokurorëve, ka patur dyshime që në Bashkinë e Rrogozhinës të jenë punësuar që në fakt ndodheshin jashtë vendit, teksa merrnin pagë si punonjës të bashkisë.
Por disa ditë më parë, gazetarja Anila Hoxha raportoi se Memolla po hetohet pas denoncimeve që i dyshojnë të dy zyrtarët se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti. Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.