Një burrë gjendet i pajetë në rrugë në Tiranë

Një 75 është gjetur pa shenja jete këtë pasdite në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Policia në reagimin e saj bën me dije se rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç dhe se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 75 vjeçari ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40, tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës