Ka nisur protesta e opozitës para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe në Tiranë.
Një numër i lartë protestuesish janë mbledhur para godinës së qeverisë, ndërsa atyre ju bashkua edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ndërkohë një numër i madh efektivësh ndodhen përpara godinës së Kryeministrisë, por ndryshe nga herët e shkuara, Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e merr përsipër zhvillimin e kësaj proteste, pasi mund të ketë akte të dhunshme.
Kreu i PD, Berisha deklaroi sot më herët gjatë ditës që protesta pritet të jetë paqësore, por nuk përjashtohet mundësia e përshkallëzimit të saj, ashtu siç ka ndodhur nëdy tubimet e fundit.