Dëshmoi për dy orë e gjysmë në SPAK, Niko Peleshi del nga institucioni dhe tregon pse ishte thirrur

Pas dy orë e gjysmë seancë pyetjesh, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai është pyetur nga gazetarët për arsyen pse ishte thirrur sot nga SPAK.

“Për arsye pozicion pune”, tha ministri Peleshi për gazetarët, pa treguar detaje. Ende nuk dihet se për cilën dosje prokurorët e posaçëm e thirrën ministrin e Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që ministri Peleshi paraqitet në SPAK. Niko Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Ndërsa në periudhën shtator 2017-janar 2019 ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.