Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Qëllohet me armë drejt një personi te Komuna e Parisit, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Nga raportimet paraprake dyshohet për një person të plagosur. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se banorët kanë degjuar disa të shtëna rreth ores 14:30 duke i terrorizuar.

Mësohet se plagosja ka ndodhur në një lokal në një zonave më të populluara të Tiranës. I plagosuri ndodhet në spital ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Sa i takon autorit, nuk dihet nese ai është kapur, apo ka mundur të largohet në drejtim të paditur.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po merren ne pyetje edhe deshmitaret.