Ngjarje e rëndë në Tiranë, një grua i  jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë ku një grua i ka dhënë fund jetës tragjikisht.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” ku një 60 vjeçare është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku ajo banonte. Nuk dihen arsyen që e çuan gruan drejt këtj akti të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, thotë policia.