Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në QSUT, ku një 37 vjeçare ka ndërruar jetë, pak pasi foshnja e saj kishte lindur e pajetë.
Pas lindjes, 37 vjeçarja B.D ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar nga materniteti në QSUT. Pavarësisht ndihmës mjekësore nëna nuk ka mundur t’ia dalë mbanë dhe ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune.
Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.
Ndërkohë autoritetet ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.