Ngjarje e rëndë në Tiranë, ishte duke pastruar dritaren e banesës, gruaja bie aksidentalisht nga kati i 6-të dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të enjteje ku një 68-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga dritarja e banesës së saj në katin e gjashtë.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se gruaja me inicialet M.S po pastronte dritaret, dhe se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga lartësia e katit të 6-të. Për pasojë ka humbur jetën në vend.

“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, sqaron policia.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.