Ngjarje e rëndë në Roskovec, 49 vjeçari vret me armë zjarri xhaxha e nip (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit ku dy persona, vëllezër midis tyre, kanë mbetur të vrarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ai është identifikuar si Altin Kuka ndërsa viktimat janë Gramoz dhe Lavdirim Kurtaj.

Autori dhe viktimat janë banorë të të njëjtit fshat dhe sipas informacioneve janë konfliktuar për shkak të një sherri mes fëmijëve të tyre të mitur.

Viktimat kanë mbetur fillimisht të plagosur rëndë, por kanë humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.