Dy të rinj nga Londra janë arrestuar në Dhërmi pasi shpërndanin drogë në lokalet e natës dhe zonat e frekuentuara nga turistët.
Dy të rinjtë , J. B., 34 vjeç dhe J. C., 33 vjeç, qëndronin në një dhomë në Dhërmi, ku policia u gjeti doza të ndryshme lëndësh narkotike dhe para cash.
Në total, Policia sekuestroi:
-52 doza me MDMA
-51 doza me Ketaminë
-120 tableta Ekstazi
-6 185 euro dhe 720 paund
-4 aparate celularë
-Automjeti tip “Mitsubishi” në përdorim të të ndaluarve
Njoftimi i policisë:
Policia e Vlorës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike të qarkut. Aksioni, i koduar “Cocktail”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat mbështetëse të hetimit.
Gjatë operacionit, të zhvilluar në fshatin turistik të Dhërmiut, u arrestuan dy shtetas britanikë, J. B., 34 vjeç dhe J. C., 33 vjeç, me banim në Londër, të cilëve u gjetën dhe u sekuestruan doza të ndryshme lëndësh narkotike dhe para cash, të dyshuara si të përfituara
Në total, Policia sekuestroi:
-52 doza me MDMA
-51 doza me Ketaminë
-120 tableta Ekstazi
-6 185 euro dhe 720 paund
-4 aparate celularë
-Automjeti tip “Mitsubishi” në përdorim të të ndaluarve
Të dy të dyshuarit ishin akomoduar në një dhomë në Dhërmi, ndërsa lëndët narkotike janë gjetur si në dhomën e qëndrimit, ashtu edhe në automjetin e tyre. Dyshohet se ata ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave në zonat e natës dhe hapësirat e frekuentuara nga turistë përgjatë bregdetit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për hetime të mëtejshme.