News 24 ende pa sinjal, Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mosmarrëveshjet pronësore s’duhet të çojnë në ndërprerjen e transmetimit

Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e transmetimit të sinjalit të Neës24 pas ndërhyrjes së policisë dhe ushtrisë pak ditë më parë, pasi godina i ka kaluar kompanisë KAYO.

Prezenca e OSBE ka rishpërndarë në X një postim të Zyrës e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias pranë OSBE, që së thekson se mosmarrëveshjet pronësore dhe tregtare nuk duhet të çojnë në ndërprerje të menjëhershme të transmetimit të mediave.

“Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të operacioneve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese  Mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të mediave”, thuhet në reagim.