Nën vëzhgim për dy javët e ardhshme, Jamarbër Malltezi dërgohet në burgun “313”

Pas konfirmimit të masës së sigurisë “arrest në burg” për Jamarbër Malltezit drejtoria e burgjeve e ka akomoduar në ambientet e burgut 313.

Ai do te mbahet nën vëzhgim nga oficerët e burgut për të paktën 2 javë.

Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Jamarbër Malltezi u arrestua pasditen e së shtunës në aeroportin e Rinasit, pas kërkesës së SPAK dhe urdhër arrestit të miratuar nga GJKKO. Sot,

Gjykata e Posaçme vendosi ta lërë në fuqi të njëjtën masë sigurie. Jamarbër Malltezi kërkoi shfuqizim të masës së sigurisë, ndërsa avokatët e tij pretenduan se nuk ka vepër penale.

Por trupa gjykuese nuk i mori parasysh këto kërkesa.