I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Florenc Çapja është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri. Ai ka mbërritur në aeroportin e Rinasit këtë pasdite në masa të rrepta sigurie.
Ai u shoqërua nga forcat speciale të policisë dhe u dorëzua menjëherë autoriteteve shqiptare.
Çapja është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në qytetin e Elbasanit.
Së bashku me xhaxhain e tij, Ardjan Çapjan, i arrestuar më herët nga autoritetet shqiptare, akuzohen si organizator të vrasjes së babë e bir, Nezir e Gentjan Beqiri në vitin 2012.
Për këtë ngjarje Gjykata e Posaçme në 2023 ka dënuar të dy ata me burgim të përjetshëm.
Florenc Çapja, njihet si kundërshtar i Suel Çelës.