Në pikun e vapës, disa zona në Tiranë mbeten pa ujë

Disa zona dhe lagje të Tiranës kanë mbetur pa ujë. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë thotë se kjo ka ndodhur për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet.

Sipas tij, për shkak të kësaj situate do ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Ndërkaq, zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit janë Kombinat, Prush, Sharrë.

Ndërsa zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, “3 Vëllezërit Kondi”, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri dhe Sauku i Vjetër.

Njoftimi i UKT:

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit:

▪️ Kombinat

▪️ Prush

▪️ Sharrë

Zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti:

▪️ Rruga e Elbasanit

▪️ “3 Vëllezërit Kondi”

▪️ Zona e Sanatoriumit

▪️ Kodra e Diellit

▪️ Liqeni i Thatë

▪️ Sauku i Ri

▪️ Sauku i Vjetër

👷‍♂️ Koleget e UKT janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.