Në mbështetje të Palestinës, ditën e sotme mbahet marshim në sheshin “Skënderbej”

Konflikti ushtarak mes Izraelit dhe Palestinës ka prekur të gjithë botën, duke nxitur reagime të forta. Në Nju Jork ka patur demonstrata edhe nga vetë izraelitët të cilët kundërshtojnë atë që po ndodh me moton “Jo në emrin tonë”.

Edhe në Tiranë sot do të ketë një marshim në mbështetje të Palestinës, pas sulmeve dhe bllokimit që Izraeli i ka bërë Palestinezëve në Rripin e Gazës.

Ka qenë Forumi Mysliman i Shqipërisë që ka organizuar tubimin në mbështetje të popullit të Palestinës.

Siç bëjnë të ditur organizatorët, në tubim do të bëhen thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen “krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile.”

Protesta do të mbahet në orën 16:30, në sheshin “Skënderbej.”

Edhe në Athinëd je ka pasur një tubim masiv të njerëzve që kundërshtojnë sulmin.

Më shumë se 3,700 njerëz janë vrarë në Gaza, që prej 7 tetorit kur Hamasi sulmoi, duke vrarë më shumë se 1,400 njerëz. Situata pritet të përshkallëzohet teksa, Izraeli ka kërcënuar dhe për një luftë tokësore. Gaza mbetet nën rrethim, me Izraelin që bllokon furnizimet me ujë, energji elektrike, ushqim dhe karburant përtej kufirit të tij, duke thelluar pasojat.