Në kërkim për atentatin ndaj Zef e Gjin Gurit, vetëdorëzohet në polici Edmond Nika

Edmond Nika, një nga të shpallurit në kërkim si i dyshuar për atentatin ndaj Zef e Gjin Gurit (babë e bir), është vetëdorëzuar ditën e sotme.

Në atentatin e djehsmë në Dukagjin humbi jetën nga breshëria e kallashnikovit Zef Guri, ndërsa djali i tij u plagos rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, mbeten ende në kërkim Martin Qershija, 28 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç. Nika ka deklaruar para efektivëve se nuk ka lidhje me atentatin.

Objektivi i atentatit në Dukagjin dyshohet të ketë qenë Gjin Guri, një person me precedent penal, i cili ka patur konflikte edhe me anëtarë të fisit për çështje pronash.