Në kërkim nga SPAK për trafikun e 11 ton kokainë, arrestohet në Amerikën Latine Vilson Pepa

Është arrestuar në Republikën Domenikane Vilson Pepa, i cili është pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës, që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çapja.

Pepa ishte shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me një ngarkesë prej 11 ton kokainë, një pjesë e të cilës u kap në Roterdam, Hollandë, në nëntor 2020.

Vilson Pepa është ndaluar një ditë më parë në Santo Domingo dhe kishte me vete dokumente shqiptare dhe italiane. Ndërkohë iu gjetën 5 aparate të enkriptuara dhe para cash.

Raportet ndërkombëtare tregojnë se ai ishte pjesë e një rrjeti kriminal transnacional që vepronte në Evropë dhe Amerikën e Jugut, duke përdorur portin Villetas të Paraguajit si pikë nisjeje për dërgesat drejt Belgjikës.