Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.
Bëhet fjalë për Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, të Maqedonis së Veriut.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
Ai është shpallur fajtor dhe është dënuar në mungesë për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.