GJKKO do të shqyrtojë sot, më 15 Gusht, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Do të jetë gjyqtari Erion Çela i cili do të shqyrtojë kërkesën e Metës, pasi seancën e kaluar gjytari Erion Bani shpalli moskompetencë.
Shpallja e moskompetencës u bë pas kërkesës së avokatit Kujtim Cakrani, për shkak se Bani nuk ka qenë gjyqtari i çështjes së Ilir Metës, por ka qenë i gatshëm.
Meta akuzohet për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Ai u arrestua më 21 Tetor të vitit dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila është në masën “detyrim paraqitje”.