Ndodh sërish! Teza e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe publikohet 20 minuta pas fillimit të provimit

U deshëm vetëm 20 minuta nga orari zyrtar i nisjes së provimit të Gjuhë-Letërsisë për maturantët dhe teza është publikuar në internet.

Edhe në provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj, në rrjetet sociale u publikua teza e provimit të anglishtes, pak minuta pasi kishte nisur koha zyrtare e testimit.

Ministria e Arsimit tha se kjo nuk e cenon procesin, megjithatë publikimi i varianteve të tezave në rrjetet sociale është bërë “normë” në çdo provim të Maturës Shtetërore.

Rreth 27 mijë maturantë nga i gjithë vendi do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore 2025, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Testi nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.