Pas pak skuadra kombëtare e futbollit do të luajë përballë Ishujve Faroe, në orën 20:45.
Formacioni për ndeshjen e sotme do të jetë si më poshtë.
Në portë luan Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti. Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Bajrami prapa shpinës së tij.
Në 7 ndeshje, kombëtarja shqiptare ka grumbulluar 14 pikë dhe i nevojitet vetëm një pikë më shumë, për të kryesuar vendin e parë në grupin kualifikues, pas sigurimit të biletës për në Kampionation Evropian të Futbollit.