Ish-ministri i Punëve Sociale të Shqipërisë, nga viti 2005 deri në vitin 2008, Kosta Barka, ka ndërruar jetë.
Ai nuk ka arritur të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, teksa lajmi bëhet i ditur nga miku i tij, deputeti demokrat Tritan Shehu.
“Kosta Barka nuk eshte me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta. Humbem nje mik te pa zevendesueshem.
Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle! Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv.
Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe!
Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte”, shkruan Shehu.