“Ndala luftën Shqipëri-Azerbajxhan”, Donald Trump ngatërron për herë tretë vendin tonë me Armeninë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ngatërruar sërish ditën e sotme Shqipërinë me Armeninë.

Sipas mediave të huaja, Trump teksa po fliste për ‘sukseset’ e tij në përfundimin e luftërave në mbarë botën, e ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, teksa përmendi konfliktin e gjatë Armeni-Azerbajxhan.

Po ashtu bëhet e ditur se Trump i bashkoi udhëheqësit e të dy shteteve në Shtëpinë e Bardhë, ku ata nënshkruan një angazhim për të rënë dakord për paqe, pas dekadash konflikti të ndërprerë mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Por, ndërsa tha se e “zgjidhi” konfliktin, ai iu referua Armenisë si “Shqipëria” dhe e quajti Azerbajxhanin sërish “Aberbajxhan”.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që Trump ngatërron një nga vendet në javët e fundit gjatë fjalimeve të tij,