Është ndaluar përkohësisht lëvizja e kafshëve të imta, përkatësisht deleve dhe dhive, nga ferma në fermë në të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu nuk do lejohet tregtimi i dhenve dhe dhive në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise të hapura, panaire dhe grumbullime të tjera.
Lejohet lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dele dhe dhi vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga veterineri zyrtar.
Ky vendim vjen pas konstatimit të disa vatrave me murtajën e bagëtive në vendin tonë. Deri tani, si pasojë e sëmundjes kanë ngordhur një numër i konsiderueshëm bagëtish të imëta.