Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek Naxos.
Mediat greke raportojnë se dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.
Motoçikleta u përplas me një trung peme, duke rezultuar me vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.
I mituri ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet e aksidentit. Deri tani nuk është provuar se se dy shqiptarët mund të kenë qenë nën efektin e pijeve alkoolike.