“Mos kam marrë porosi nga Erion Braçe për të të vrarë ty”? Tensione në gjyq mes ish-prokurorit Ndoja dhe Plaurent Dervishajt

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO në gjyqin lidhur me atentatin që ju bë 6 vite më parë, ku ai mbeti i plagosur, por u vra shoferi i tij, Andi Maloku.

Mes të tjerash, ai është përplasur me Plaurent Dervishajn, i cili akuzohet si organizator i atentatit të mbikalimi i Shkozës, në 1 nëntor të 2019.

Dervishaj i përmendi Ndojës një deklaratë që ai bëri sot në ghyq, ku tha se para se të ndodhte atentati ndaj tij, ai kishte shqetësime vetëm nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Erion Braçe.

Në lidhje me gjyqin ndaj Dervishajt, pritet që të dëshmojë edhe ish-deputeti Halit Valteri, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.

Plarent Dervishaj përballë Arjan Ndojës:

Dervishi: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me kryeminstrin dhe ish zv. Kryeministrin, Erjon Braçe. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte.

A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë? Mos e kam marrë porosinë nga Erjon Braçe?

Ndoja: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.

Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.

Ndoja: E shoh, je trim ti.

Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?

Ndoja: Cilin atentat?

Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.

Ndoja: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.