Edison Memolla, kryetari i Bashkisë Rrogozhinë është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për korrupsion zgjedhor.
Ai është marrë i pandehur pas një audio-përgjimi ku tregohej sesi paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022.
Regjistrimi tregon se elektriçistët kishin shkuar në shtëpinë e një zonje në Rrogozhinë për t’i prerë dritat sepse kishte disa muaj pa paguar, por ajo ka kërkiar ndihëmn e Memollës. Ky i fundit ka biseduar me elektricistin dhe e ka porositur që mos t’ia presë dritat sa të kalojë muaji i zgjedhjeve.
Madje, ai është ofruar se do t’ia paguante vetë faturën, por kur ka mësuar se bëhej fjalë për 5 muaj, ka thënë se do të komunikonte me shefin e tij.