Monika Kryemadhi ka kritikuar mënyrën se si Partia e Lirisë po bën fushatën elektorale, teksa ka thumbuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, Tedi Blushin.
Ajo tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se fushata nuk bëhet dfuke fjetur gjumë në drekë, teksa shtoi se në selinë e Partisë Lirisë nuk hyn njeri tjetër veç Tedi Blushit, për të cilin tha se nuk është votuar asnjëherë.
Kryemadhi deklaroi se do të vijojë të mbështesë Ilir Metën dhe do të bëjë fushatë duke këkruar vota për të, pavarësisht divorcit.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Është e vërtetë që juve u është ndaluar edhe hyrja në seli zonjë?
Kryemadhi: Po hyrja në seli na është ndaluar me kohë ne, që para Konventës. Bile jo vetëm mua, por të gjithë duhet të hyjnë me kartë identiteti.
Abilekaj: Të gjithë LSI-së.
Kryemadhi: LSI-së së vjetër. Nuk hyn më njeri në parti, hyn vetëm sekretari i Përgjithshëm që nuk është votuar asnjëherë.
Abilekaj: Kur erdhi Ilir Meta në Partinë e Lirisë mori me vete njerëzit e presidencës dhe krijoi një parti që e përjashtoi partinë e vjetër. Nëse shohim listat, janë 2 ose 3 nga LSI-ja e vjetër. LSI e vërtetë ka ikur bashkë me Monikën. Me rastin e zgjedhjeve Monika po i jep LSI-në Partisë së Lirisë që të dalë Meta deputet, sepse PL-ja vetë nuk e nxjerr dot Metën deputet.
Kryemadhi: Monika i është bashkangjitur ekipit të Borës, Besarit dhe Erës për të kaluar të gjitha lidhjet e saj politike, shoqërore, miqësore, për t’ia çuar votën Partisë së Lirisë dhe presidentit të saj, Ilir Meta dhe kjo është hera e fundit që Monika Kryemadhi voton për Ilir Metajn. Gjithë jetën e saj, nga viti 1992 ka votuar për Ilir Metën. Meta një herë e kishte shansin që të votonte Monika Kryemadhin në vitin 2001 dhe nuk e bëri se isha në Kombinat.
Tela: Ju thoni që do të votoni Ilir Metën. Si do ta përcaktoni rezultatin?
Kryemadhi: Nuk na intereson fare. Ajo është morale. Divorci lë pasoja te shumë gra fizike dhe emocionale. Për mua divorci ka qenë i papranueshëm, por nuk është fundi i botës.
Nuk shoh dot fëmijët e mi të stresuar, që risku për të votuar babain e tyre është shumë i madh. Mungesa e organizimit. Përfitoj nga rasti të flas me anëtarët e LSI, komisionerët, numëruesit dhe grupet e strukturimit të votës, jemi organizuar në 949 qendra votimi të qarkut Tiranë. Kjo është detyrë kryesore. Nuk janë listat kaq të rëndësishme.
Nuk më intereson fare se kush e merr suksesin. Ti ke 4 deputet sot në listë. Me përjashtim të Xhixhos dhe Haxhinastos, dy të tjerët janë të paprovuar edhe në strukturat e partisë. Kandidatja e Fierit, edukatore kopshti e mirë, ka vlerat e saj apo edhe Sekretarin Tedi Blushi, zëdhënës i zotit Meta, në zyrat e PL, personi që nuk është votuar asnjëherë. Ku do ngelemi ne? 21 vjet kontribut i të gjithë të rinjve dhe të rejave. Pavarësisht se ku janë sot, i kanë përzënë nga partia.
Rakipi: Sot disa figura, Blushi, Xhixo. Për këta ç’mendon?
Kryemadhi: Fushata nuk bëhet me postime në facebook dhe duke u bërë reklamë vetes. Bëhet duke trokitur derë më derë dhe as duke i thirrur te partia. Fushata është ndryshe, duhen takuar njerëzit, duhen dëgjuar për problemet, u duhet kërkuar falje. Nuk ka pushim dreke. Nëse bëjnë fushatë duke fjetur gjumë në drekë, nuk bëhet kështu. Por në raste të tilla salvavida qëndron gjithmonë dhe është Monika. Hera e fundit, nuk ka më.