Ditën e sotme në Tiranë, po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit ku po marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
I pranishëm është edhe kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis, i cili shfrytëzoi rastin për të folur për çështjen e Fredi Belerit, për të cilën tha se shpreson që të zgjidhet miqësisht.
“Do të flas me kryeministrin Edi Rama dhe do të kërkoj që të lejohet betimi i Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.
Fredi Beleri është i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të muajit maj me akuzën për shit-blerje votash.